VIDEO/ Supergoli i Lumbardh Dellovës për CSKA Sofia

13 September 2025 - 6:20 pm

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka shënuar një nga golat më të bukur të sezonit në Bullgari.

Dellova shënoi një eurogol nga distanca në ndeshjen mes CSKA Sofia dhe Septemvri Sofia, në javën e tetë në elitën e futbollit bullgar. Mbrojtësi kosovar mori topin dhe pa se portieri kundërshtar nuk ishte afër portës së tij.