Edon Zhegrova ka barazuar shifrat në 1-1 për Lillen përballë Atletico Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle ishte duke fituar që nga pjesa e parë, por që skuadra franceze tani ka barazuar gjithçka.
Edoni nuk e kishte nisur ndeshjen nga fillimi, por që u inkuadrua në minutën e 16-të në vend të Cabellas që u lëndua.
Zhegrova ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me një super gol në minutën e 61-të.