Kristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që Inter po fiton 2-0 përballë Udinese.
Në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë, lojtari shqiptar shënoi supergol.
Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 45-të ndaj Udineses, një gol spektakolar nga korneri.
Direkt nga goditja e këndit, topi i goditur nga Asllani shkoi në portën e ekipit kundërshtar.
Një eurogol që mori duartrokitje të shumta në stadium, duke shfaqur cilësitë e tij.