Shqipëria po avanson në Gjeorgji.
Golin për kombëtaren kuqezi e shënoi Kristjan Asllani me një goditje të fuqishme.
Aksioni nisi nga këmbët e Mario Mitaj, që lëshoi një pasim mjaftë të mirë në drejtim të Bajramit, i cili e mbrojti atë top sikur të varej jeta e tij në të, e që pastaj e shërbeu Tucin.
Tuci e shërbeu Asllanin, që tashmë i ka dhënë epërsinë Shqipërisë në këtë ndeshje tejet të rëndësishme.