You are currently viewing VIDEO/ Goli i Jasir Asanit për Shqipërinë kundër Ukrainës

VIDEO/ Goli i Jasir Asanit për Shqipërinë kundër Ukrainës

Shqipëria ka kompletuar rikthimin e rezultatit në ndeshjen që kuqezinjtë po e zhvillojnë ndaj Ukrainës.

Të besuarit e Sylvinhos fillimisht shënuan për të barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 54-të me anë të Ardian Ismajlit.

Menjëherë pas golit të barazimit, ata u vunë në kërkim të golit të avantazhit dhe pas disa përpjekjeve e gjetën.

Ishte Jasir Asani njeriu i super golave, ai i cili i dha avantazhin Shqipërisë duke shënuar me gjakftohtësi në cepin e portës së Trubin për rezultatin 1-2.

VIDEO