VIDEO/ Goli i Arda Guler për Real Madridin kundër Real Sociedadit

Real Madridi ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Real Sociedadit të cilën po e luan në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Po zhvillohej minuta e 29-të kur Dani Carvajal me një pasim milimetrik asistoi Gulerin brenda zonës i cili u tregua gjakftohtë përballë portierit.

Ky ishte goli i dytë i turkut me fanellën e Real Madridit, pasi më herët gjatë këtij sezoni shënoi edhe ndaj Celta Vigos në ‘Santiago Bernabeu’.

VIDEO

Scroll to top