Milani dhe Interi – Shiko këtu ndeshjen

Dy gjigantët e futbollit italian, Milani dhe Interi do të përballen sonte në mes vete në derbin më të madh lokal në Evropë, i cili quhet “Derby della Madonnina”.

“Rossoneri” janë në krizë dhe vijnë nga eliminimi prej Romës në Ligën e Evropës në mesjavë.

Ata e shohin veten në vendin e dytë aktualisht me 14 pikë më pak se rivali lokal, 6 xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A.

Milani është dominuar totalisht në vitet e fundit nga Interi dhe skuadra e Stefano Piolit do të mundohet t’i shmanget turpërimit sonte, siç i ndodhi në ndeshjen e parë, kur humbi 1:5.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” në super-formë dhe mjaft të motivuar, do të kenë arsye të dyfishtë për të fituar sonte.

Zikaltrit me një fitore sonte do t’i kishin dy gëzime. Fillimisht do ta mposhtnin rivalin lokal, Milan. E më pas, do ta festonin edhe titullin e kampionit në Serie A.

Me një fitore eventuale, Interi do t’i ikte Milanit plot 17 pikë, 5 xhiro pa përfunduar sezoni, që do të nënkuptonte edhe matematikisht sigurimi i titullit të kampionit.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE

Scroll to top