Real Madridi dhe Barcelona – Shiko këtu ndeshjen

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sonte në La Liga, në atë që do të jetë ‘El Clasico’ numër 257 mes këtyre dy skuadrave.

Madrilenët hyjnë në këtë takim si favorit në letër, ndërsa së fundmi kanë mposhtur Manchester Cityn për t’u kualifikuar në gjysmfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Barcelona ka pësuar nga PSG-ja.

Në tri përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave Real Madridi i ka fituar që të gjitha me rezultat 4-1, 2-1 dhe 4-0.

Real Madridi është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Ajo që njihet si derbi më i madh në botë sonte do të luhet në “Santiago Bernabeu”, për të na dhuruar 90 minuta spektakolarë.

Real Madridi me fitore eventuale do të largonte cfarëdo dyshimi që mund të kishte dikush sa i përket titullit kampion.

Aktualisht, Real Madridi ka 78 pikë, tetë më shumë se Barcelona.

E katalonasit me një fitore sonte do të mund ta rihapnin garën për titull, kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të sezonit.

Scroll to top