Real Madridi dhe Bayern Munich – Shiko këtu ndeshjen

Sonte është koha për ta mësuar skuadrën e dytë finaliste të Ligës së Kampionëve. Përballë njëra tjetrës do të vihen Real Madridi e Bayern Munich, dy gjigantët e futbollit evropian.

Në këtë sfidë, të dy ekipet hyjnë të barabarta, pasi sfidën e parë të para një jave e mbyllën pa fitues 2:2. Për madrilenët dy golësh realizoi Vinicius Junior, teksa për gjermanët Leroy Sane e Harry Kane nga pika e bardh.

Vikendin e kaluar, Reali e siguroi titullin e 36-të të La Ligas dhe synon një tjetër sukses në Ligën e Kampionëve.

Në krahun tjetër, Bayerni nuk ka pasur edicion të mirë, e ka humbur titullin e kampionit dhe është eliminuar nga kupat shtetërore dhe Championsi është synimi i vetëm i mbetur për ta.

Finalisti i sotëm do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në finalen e 2 qershorit.

Scroll to top