Manchester City dhe Chelsea – Shiko këtu ndeshjen

Manchester City dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare para duelit që do ta zhvillojnë në ‘Etihad Stadium’ në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup me fillim nga ora 18:15.

Manchester City vjen në këtë takim pas eliminimit të hidhur nga Liga e Kampionëve, aty ku pësuan nga Real Madridi pas ekzekutimit të penalltive.

Chelsea në anën tjetër shënoi fitore tenistike me rezultat 6-0 ndaj Evertonit në vikend, ku si shpeshherë këtë sezon, hero i tyre ishte Cole Palmer, që po shkëlqen këtë sezon.

Mungesë e theksuar për Guardiolën në këtë takim është ajo e Erling Haaland, i cili nuk ia doli të jetë të paktën as në bankën rezervë në këtë takim.

Tek Chelsea në anën tjetër Enzo Fernandez rikthehet në formacionin startues, ndërsa nga minuta e parë përsëri aktivizohet Noni Madueke.

Scroll to top