Erik ten Hag u kërkon tifozëve të kenë durim, pasi Manchester Unitedi nuk do luaj në Champions League sezonin e ardhshëm

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag është lutur për “durim” pasi u konfirmua se skuadra nuk do të përfundojë në top katërshen e Premier League.

Barazimi 1-1 i United në shtëpi me Burnley-n të shtunën dhe barazimi 2-2 i Aston Villa me Chelsean, do të thotë që djemtë e Ten Hag mund të përfundojnë jo më lart se i pesti këtë sezon.

Është një rënie nga sezoni i kaluar kur Djajtë e Kuq përfunduan të tretët dhe u kualifikuan për në Champions League.

“Ne kemi disa lojtarë shumë të rinj dhe kjo është arsyeja pse po e rindërtojmë këtë klub dhe kjo kërkon kohë”, tha Ten Hag.

“Ne e ndërtojmë atë duke sjellë lojtarë të rinj si Alejandro Garnacho, Rasmus Højlund dhe Kobbie Mainoo dhe ata janë të gjithë në sezonin e parë të Premier League. Premier League bëhet gjithnjë e më intensive nga viti në vit.

“Ata lojtarë duhet të përshtaten dhe kjo kërkon kohë. Mezi pres për rezultate pozitive, por na duhet durim.”

Scroll to top