Arsenali dhe Chelsea – Shiko këtu ndeshjen

Arsenali u rikthye në krye të Ligës Premier pas fitores 2-0 ndaj Wolves të shtunën dhe do të përballet sonte me Chelsean që përpiqet të depërtojë në garat evropiane këtë sezon.

Topçinjtë janë në krye të tabelës, ndonëse vetëm në diferencën e golave ​​ndaj Liverpool-it, ndërsa favoritët dhe kampionët në fuqi Manchester City kanë një lojë më pak.

Mauricio Pochettino do ta përfundojë sezonin e tij të parë në krye në Stamford Bridge pa trofe.

Arsenali është një nga skuadrat më me fat të Premierligës kur bëhet fjalë për lëndimet dhe pritet të jetë vetëm pa Jurrien Timber, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në debutimin e tij në gusht.

Christopher Nkunku është pranë një rikthimi, por Reece James, Lesley Ugochukwu, Wesley Fofana dhe Romeo Lavia janë në listën e lëndimeve afatgjate.

Scroll to top